Site icon Telegrafi

I dashuri i Gentës, Huseyin Usta bën tatuazh në trupin e tij emrin e këngëtares

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta janë shumë të diskutuar në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e tyre.

Ata bëjnë shpesh udhëtime bashkë, teksa nuk i kursejnë edhe dedikimet e shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, dyshja duket se po zgjedhin që ta “jetësojnë” atë edhe në trup.

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Një gjë të tillë e ka bërë Huseyin, i cili ka realizuar në krah një tatuazh ku shkruhet emri i Gentës.

Këtë e ka bërë të ditur teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një imazh nga tatuazhi i ri i realizuar, në dedikim të të dashurës së tij.

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Biznesmeni turk përndryshe pak javë më parë vizitoi vendlindjen e Gentës, Gjilanin, teksa së bashku u nisën për pushime në jug të Shqipërisë.

Dëshirën për të mësuar më shumë mbi kulturën e vendit të të dashurës së tij, Huseyin nuk po heziton që herë pas here t’i shkruajë edhe në shqip Gentës në rrjetet sociale, fjalët “Të dua” apo “Zemër”. /Telegrafi/

Foto: Huseyin Usta/Instagram
Exit mobile version