Site icon Telegrafi

I dashuri i Gentës feston ditëlindjen, këngëtarja e befason me lule e ëmbëlsira

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, feston sot (e shtunë) një ditë të veçantë.

Kjo pasi i dashuri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, feston ditëlindjen.

Dhe për këtë rast, këngëtarja nuk ka hezituar që ta befasojë të dashurin për ditëlindjen e tij të radhës, e cila njëherësh do të jetë e fundit që do at festojë pa statusin e prindit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Genta vendosi që t’ia urojë Ustas ditëlindjen përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shihet teksa i jep një ëmbëlsirë në gojë, nga pjata e ëmbëlsirave që mbante në dorë.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

“Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar këngëtarja nga Gjilani në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Më pas, nuk mungoi edhe një fotografi tjetër e dyshes, ku shihen në këmbë dhe me shikim përballë njëri-tjetrit, ndërkohë që Genta mbante një tufë të madhe lulesh në dorë.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Këngëtarja përndryshe është raportuar se ndodhet në pritje të fëmijës së parë dhe së bashku me partnerin, pritet që brenda pak muajve të bëhen prindër. /Telegrafi/

Exit mobile version