Telegrafi

I dashuri i Dua Lipës shkoi në ‘MTV EMA’ me shapka dhe me çorapët me ngjyra të ndryshme

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Modeli Anwar Hadid arrin të tërheqë vëmendje thuajse në secilën dalje të tij publike, e sidomos në muajt e fundit meqë është në lidhje me Dua Lipën.

Shqiptarja e famshme, të dielën mbrëma ishte një prej yjeve kryesore në evenimentin ‘MTV Europe Music Awards’, ku ishte ftuar për të interpretuar në skenë.

Në ngjarjen e madhe muzikore, ajo ishte shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, i cili u kujdes që edhe kësaj radhe të tërhiqte vëmendje.

(Foto: Twitter/MTV AUSTRALIA)

20-vjeçari, i cili është vëllai i modeleve të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, kishte shkuar në ceremoninë e ‘MTV EMA’ me shapka, ndërsa çorapët e tij nuk kishin ngjyrë të njëjtë.

Për këtë arsye, ai është bërë menjëherë sensacion në rrjetet sociale, ndërkohë që është përfolur edhe për qëndrimin ‘e largët’ të çiftit teksa qëndronin ulur pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images for MTV/Guliver)