Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë gjendet në Kosovë.
Ajo do të performojë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” të premten, teksa në Prishtinë arriti dje (e mërkurë).
Dua nuk erdhi vetëm, pasi në këtë udhëtim, atë po e shoqëron edhe i dashuri i saj anglez, Isaac Carew.
Ky i fundit, me të ardhur këtu ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar për çastet e mira që po kalon në Prishtinë.
Mirëpo, një nga komentueset në Instagram me etni serbe, ka tentuar ta provokojë dhëndrin kosovar, duke i shkruar në koment “Mirëserdhe në Serbi”.
I njëjti ka replikuar me një kundërpërgjigje epike në këtë koment, duke i shkruar asaj se mesa duket nuk e njeh edhe aq mirë gjeografinë.
“Gjeografia s’është pika jote më e fortë apo jo”, ka shkruar ai, teksa ka rrëmbyer mijëra pëlqime nga ndjekësit e tij të shumtë. /Telegrafi/