Telegrafi

I dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew iu përgjigjet në shqip komentuesve në rrjetet sociale

Foto: Isaac Carew/Instagram

Një urim nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për festën e 28 nëntorit, nuk mungoi!

Me këtë rast, komentues të shumtë i shkruan asaj po ashtu urime, duke e falënderuar që nuk harroi këtë festë.

Njëra nga komentueset në urimin e saj të bërë në Instagram, ishte edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha, e cila gjithashtu ka krijuar një miqësi të mirë me Duan.

Rexha i ka komentuar asaj disa emoji zemre në ngjyrat kuq dhe zi.

Foto: SC/Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, edhe producenti i njohur muzikor Diplo (që ka kompozuar këngën e Kampionatit Botëror, të cilën e interpretoi Era Istrefi), ka komentuar gjithashtu në këtë fotografi.

Lexo po ashtu Dua Lipa në shqip: Faleminderit shqiptarëve, pa mbështetjen tuaj nuk do isha këtu ku jam sot

Ai ka ngacmuar të dashurin e Duas, Isaac Carew, duke i thënë atij “shqiptar nderi”.

Ndërkohë Isaac, i cili ka tash e sa vite që është në lidhje me Duan, i është përgjigjur në shqip.

Foto: SC/Dua Lipa/Instagram

Ai ka shkruar “A mund ta përsëritni ju lutem”, me çka edhe ka bërë të ditur se i ka pëlqyer komplimenti i bërë nga Diplo.

Më pas, shumica e komentuesve të tjerë i kanë replikuar gjithashtu modelit Carew, duke i thënë se paska arritur të mësojë mjaft mirë shqip. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Isaac Carew/Instagram)