Site icon Telegrafi

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid vishet me simbolin e shqiponjës dykrenare në shpinë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, po vazhdon të publikojë në rrjeett sociale imazhe nga ditët që së fundmi i kaloi në Kosovë.

Ndër të tjerash, Dua së fundmi ka sjell edhe një fotografi ku shfaqet bashkë me të dashurin e ri, Anwar Hadid, të fotografuar nga mrapa.

Ajo çfarë vihet re është se Anwar është i veshur me një xhup, në të cilin është i printuar shqiponja dykrenare – simboli i flamurit kombëtar.

Lexo po ashtu Ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew në lidhje të re?

Kjo bluzë i përket linjës më të re “Bond”, e cila udhëhiqet nga dy vëllezër shqiptarë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Duket se gjatë qëndrimit në Kosovë, vëllai i super-modeleve Bella dhe Gigi Hadid ka mësuar më shumë mbi traditat dhe origjinën e të dashurës së tij.

Përndryshe, të hënën Du u largua nga Kosova pas një qëndrimi katër ditor, nga ku edhe përvolli prej së afërmi festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version