Site icon Telegrafi

I dashuri i dhuron lule të kuqe Dua Lipës, këngëtarja shijon romancën (Foto)

Dua Lipa po vazhdon që të shijojë romancën e saj me Paul Klein.

Këngëtarja nga Prishtina është në marrëzisht në dashuri me Paul Klein, të dashurin e saj i cili është tash e sa kohë në prezencë të saj.

Paul Klein

Bukuroshja ka kohë që ka një romancë me Paul Klein dhe madje me të e prindërit ka shkuar edhe në Itali për pushime.

Pa pasur ndonjë arsye, Paul ka gëzuar Duan duke e befasuar me një buqetë lulesh të kuqe, të cilat Dua i ka publikuar në rrjetin social InstaStory.

“Paul Klein je perfekt. Zemra ime do të shpërthejë. Të faleminderit”, u shpreh Dua.

Dua Lipa me lulet e Paul Klein

Bukuroshja ka kohë që po mban turneun botëror në gjithë botën, ku po promovon hitet e saj, e sidomos hitin e fundit “New Rules”.

Ky vit ishte super i suksesshëm për Duan për shkak të stabiliteti në jetën private dhe suksesit të madh në muzikë, me depërtim të fuqishëm edhe në tregun muzikor amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version