Këngëtarja Zanfina Ismaili po i rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor.
Këto ditë ajo ka përfunduar punën për këngën e saj të re, ndërsa ka realizuar edhe xhirimet e klipit në kryeqytet.
Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja Ismaili ka zbuluar detajet e projektit të saj të ri, i cili shpreson të pëlqehet nga publiku.
“Kam përfunduar punën për këngën time të re në studion e LiBeats. Kënga është ritmike e shpejtë, me një pjesë ku ka pak repturë, pak më e veçantë në stil”, tha Zanfina për Telegrafin.
Projekti i fundit që na solli këngëtarja ishte kënga “M”, një baladë me dedikim personal, e cila pati një impakt të madh të publiku, duke mbetur gjatë në memorien e njerëzve për temën e ndjeshme që trajton brenda saj.
Për Telegrafin, Zanfina zbulon se kënga e re do të trajtojë temë dashurie, dhe i përshtatet mjaft mirë stinës në të cilën ndodhemi.
“Kënga në vetvete është një histori dashurie, ku mashkulli ndryshon dhe partnerja e tij femër nuk e do më ashtu siç e donte më parë”, tregoi këngëtarja.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në kryeqytet. Si një ndër këngëtaret me linjat më të lakmueshme trupore, Zanfina nuk do të ngurojë të shfaqet mjaft seksi në klipin e ri.
“Xhirimet e klipit kanë përfunduar, për këtë pjesë po kujdesen M Production. Shpresoj të pëlqehet nga publiku”, përfundoi Zanfina për Telegrafin.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet, dhe ju sjell imazhe ekskluzive të këngëtares, e cila do të shfaqet mjaft seksi dhe me stil në projektin e saj të ri plot dashuri dhe ritëm. /Telegrafi/