Telegrafi

I dashuri i bën dedikim romantik Gentës: Dashuria jote më çmend, do të të dua deri në fund të jetës

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ky i fundit e shfaq hapur dashurinë për këngëtaren shqiptare përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale, që përfshijnë fotografi të përbashkëta të çiftit në udhëtime të ndryshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të bukuroshes Ismajli në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim të përzemërt asaj.

Foto: Huseyin Usta/InstaStory

“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, ka shkruar Huseyin në InstaStory.

Kujtojmë që çifti janë në një lidhje tash e një kohë të gjatë, teksa ndajnë një jetë mes tri shteteve: Kosovës, Turqisë dhe Zvicrës.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ata kanë paralajmëruar dasmë këtë vit, e cila ende nuk dihet nëse do të mund të realizohet shkaku i pandemisë.

Genta ndërkohë në anën profesionale është duke punuar në këngën e saj të re me reperin Fero, që pritet të dalë brenda këtij muaji. /Telegrafi/