Telegrafi

Dashuri apo urrejtje – Real Madridi në ndeshjen e titullit përballë trajnerit dhe pesë lojtarëve të tyre që nuk iu dhanë hapësirë (Foto)

Real Madridi do të luajë kundër Malagas ndeshjen vendimtare për titull.

Mbretërit kanë tri pikë më shumë se Barcelona dhe vetëm një barazim iu kryen punë për tu stolisur me titullin e 33-të në histori.

Skuadra e Malgas udhëhiqet nga dyshja Michel dhe Mandia që të dy ish trajner të Castillas. Madje Michel është legjendë e klubit ku ka luajtur për 14 vite ku ka shënuar afër 100 gola.

Në anën tjetër në Malaga ka edhe pesë lojtarë që kanë veshur fanellën e bardhë të Real Madriit.

Por në ndeshjen kundër realit mund të luajnë vetëm katër, pasi Diego Llorente është si huazim dhe ka një klauzolë që nuk mund të luajë kundër mbretërve. /Telegrafi/

Miguel Torres (1998-2009)

Luis Hernandez (1998-2011)

Juankar (2007-2011)

Jose Rodriguez (2009-2014)

Diego Llorente (2002 -2017?)