Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i është nënshtruar sot (e martë) një operacioni.
Pas njoftimit që bëri ditë më parë për rikthimin e tumorit në tru, Matoshi tani i është nënshtruar operacionit për shmangien e tij, i cili ka përfunduar me sukses.
Teksa lajmit i janë gëzuar emra të njohur, familjarë e miq të aktores, duket se gëzimi më i madh ka qenë për të dashurin e saj, Keith Groeneveld.
Ish-futbollisti afrikano-belg ka reaguar në InstaStory pas përfundimit të operacionit, duke iu falënderuar Zotit në gjuhën shqipe.
“Faleminderit Zot, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith në dy postime të ndara në InstaStory.
Për të treguar mbështetjen ndaj Adrianës me sfidën e re, të hënën gjithashtu u mbajt një marsh në qendër të Prishtinës, ku të pranishëm ishin me mijëra qytetarë. /Telegrafi/