Telegrafi

“I dashur të pres në banjë”, Linda Halimi publikon imazhe ngacmuese nga vaska

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi shënoi rikthimin e saj në muzikë me një projekt të ri muzikor.

Ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike 2021” me një baladë të titulluar “Pa t’pa”.

Pas prezantimit në festival, ajo u largua sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u rikthyer sërish më pas në Tiranë për fazat e tjera të festivalit.

Linda kohëve të fundit është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Jo të rralla janë rastet kur ajo publikon edhe ndonjë fotografi apo video provokuese nga palestra, duke qenë se ushtrimet janë pasioni i saj.

Së fundmi, këngëtarja nga Vitia realizoi disa fotografi në vaskë, ndërsa shfaqte linjat e saj atraktive të trupit në një veshje ngjyrë vjollcë.

“I dashur të pres në banjë (Përkthimi: Hajde mu la në Hamomxhik”, ka shkruar me të qeshura Linda në mbishkrimin e fotografive.

Linda përndryshe ka më shumë se një dekadë që jeton jashtë vendit, ndërsa kohëve të fundit ka vendosur t’i rikthehet projekteve muzikore në shqip. /Telegrafi/