Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka publikuar një projekt të ri muzikor ditën e sotme (e mërkurë).
Fjala është për këngën “Dashnia m’paska qorru”, të cilën e solli të realizuar edhe me klip.
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën dhe producimin u përkujdes Bini Diez.
Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i njohur, Valon Aziri.
Morina u shfaq në formë të mrekullueshme në veshjet që ka përzgjedhur për videoklip.
Ajo po vazhdon punën për projekte të reja dhe viteve të fundit është pëlqyer tejet shumë për këngët e bashkëpunimet që ka sjell.
E njëjta që nga fillimi është pjesë e studios “Bini Diez” të producentit Shkumbin Nebihu. /Telegrafi/