Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, së fundmi ka prezantuar këngën e re.
“Dashnia e jetës” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Arben Beha, kurse për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Besnik Qaka.
Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge ndërkohë u bë nga Arbend Qaka në studion e NRG Band Entertainment.
Videoja i është besuar produksionit Maximus.
Labi ka bërë një interpretim të mahnitshëm, që edhe ky projekt theksojmë se është baladë dhe lidhet me dashuri.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Eurolindi&ETC. /Telegrafi/