Artisti i njohur Shkumbin Hajdini ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dashni” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, derisa për muzikën dhe producimin është përkujdesur i njëjti në bashkëpunim me ‘Pllumbi Beats’.
“Dashni” gjithashtu u finalizua me klip nga produksioni “Zoom Production”.
Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube, i cili besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Si një emër i ri në skenë, Shkumbini shquhet për vokalin e veçantë dhe projektet atraktive që herë pas here sjell.
Përveç “Dashni”, këngët më të njohura të Shkumbinit janë: “100 Vera”, “Na Dy”, “BabyGal”, etj. /Telegrafi/