Telegrafi

“Dashni”, kënga më e re nga Donjeta Morina

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Donjeta Morina, emër tanimë i njohur në skenën muzikore shqiptare, ka sjellë projektin e ri muzikor njëherësh të parin për këtë vit.

“Dashni” titullohet projekti solo i saj, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Kur jemi te kjo pjesë, artistja shqiptare vjen me një paraqitje të veçantë e me skena tejet atraktive në videoklip.

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Tekstin e këngës e ka shkruar reperi Fuego, kurse për muzikën është përkujdesur reperi tjetër nga Shqipëria, Skerdi Ago.

Ndërkohë që projekti është punuar në studion e “Bini Diez”, producentit nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu, me të cilin Donjeta punon prej fillimit të karrierës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donjeta Morina

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur “Imagine Films”.

Këngëtarja Morina deri më tani solli plot këngë të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimet me emra të njohur si: 2Ton, Skerdi Ago, Skivi, etj. /Telegrafi/