Telegrafi

DASH: BE vendos për ndarjen e mundshme të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Shtetet e Bashkuara besojnë se përgjigjen në pyetjen e ndarjes së mundshme të proceseve negociuese të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në pas qershorit duhet ta japin palët e interesuara dhe BE.

Në pyetjen e AIM-së nëse Shtetet e Bashkuara janë dakord që të ndajnë procesin që Shqipëria të fillojë bisedimet para-anëtarësuese me BE-në në qershor, ndërsa Maqedonia e Veriut të qëndrojë për shkak të bllokadës së Bullgarisë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë mbrëmë tha se për këtë vendosin vendet e BE-së.

“Ne kemi partneritete dypalëshe me vendet në fjalë, si dhe me BE-në dhe në këtë drejtim është më mirë t’u drejtohemi këtyre vendeve dhe BE-së”, tha Price./Telegrafi/