Telegrafi

DASH: Sofja dhe Maqedonia e Veriut të de-përshkallëzojnë retorikën dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër.

Shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Milkov më pas njoftoi se ambasadori i tyre do të qëndrojë në Sofje derisa, siç tha ai, të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/