Telegrafi

DASH: Mbështesim të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është deklaruar për Maqedoninë, pas marrjes së propozimit pozitiv dhe pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

DASH deklarohet se ofrojnë mbështetje të pa rezervë për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë, dhe se SHBA-të vazhdojnë të punojnë me Maqedoninë në sfidat që vijnë.

Nga atje thonë se “me Qeverinë punojnë në zbatimin e reformave gjyqësore dhe sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe qeverisjen e përgjegjshme. SHBA-të mbeten mik i besueshëm dhe partner i Maqedonisë dhe e mbështetin në të ardhmen euro-atlantike të vendit”.

Gjithashtu, SHBA-të japin mbështetje për bisedimet e ripërtërira për çështjen e emrit, nën patronazhin e OKB-së, duke kërkuar nga të dy vendet që të shfaqin fleksibilitet të nevojshëm dhe kreativitet për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. /Telegrafi/