Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të vazhdojnë të mbështetin procesin e tanishëm të bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, nën udhëehqjen e OKB-së.
Nga DASH thonë për Zërin e Amerikës, në gjuhën maqedonase, se mbështetja për zgjidhje është e madhe për këtë mospajtim afatgjatë.
Ata shpresojnë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë një ujdi të pranuar nga të dy palët që do të jetë në interes të integrimeve euro-atlantike, përparimit ekonomik, paqes e stabilitetit në rajon./Telegrafi/