Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin e dërguar në Kongresin amerikan.
Aty përfshihen vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.
Në raport ish-kryeministri Sali Berisha renditet i treti në listën e personave të shpallur non grata, i cili ndiqet nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita.
Lajmin për raportimin e DASH në Kongres e bëri me dije në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim:
“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me “të përcaktuarit për korrupsion të një rëndësie madhore””.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në 19 maj të këtij viti. Vendimi u bë publik nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri” ,argumentonte Sekretari Amerikan i Shtetit në arsyetimin për vendimin. /tch/
State Dept report to Congress regarding those designated for significant corruption https://t.co/EslqUAbbKq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 8, 2021