Liverpool e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Sheffield United dhe tifozët në “Anfield Road” iu gëzuan golit ndoshta më komik të sezonit.
Në startin e ndeshjes, Liverpooli nuk luajti mirë ndaj një skuadre që tashmë të gjithë e shohin në rangun më të ulët dhe është në pozitën e fundit, por mori epërsinë.
Rasti i parë real u kthye në gol, nëse mund të quhet rast. Është një gol komik që nuk e shohim shumë shpesh, veçanërisht jo në futbollin elitar botëror.
Fajtor për golin është portieri kroat Ivo Grbic. Portieri i Sheffield United mori topin nga mbrojtësit e tij dhe më pas hezitoi për një kohë të gjatë para se ta gjuante.
Darwin Nunez këmbëngulës i bëri presion portierit të Sheffield dhe kjo iu shpagua Liverpoolit.
https://twitter.com/SimplyGoal/status/1775958831182282880
Grbic goditi Nunezin dhe topi përfundoi në rrjetë për epërsinë e Liverpoolit.
Meqë ra fjala, me një fitore sonte, Liverpooli dëshiron të qëndrojë sërish në krye të renditjes në Ligën Premier. Tani për tani, ata janë në rrugën e duhur. /Telegrafi/