Site icon Telegrafi

Darwin Nunez po largohet nga Liverpooli, e ardhmja e tij në La Liga

E ardhmja e Darwin Nunez duket se është larg Liverpoolit dhe sulmuesi uruguaian do të largohet në verë nga Anfield.

25-vjeçari u transferua në Anfield në vitin 2022 me pritshmëri të larta, por ndërkohë performancat e tij nuk kanë qenë plotësisht bindëse.

Edhe pse ka treguar momente të shkëlqyera, mospërputhja e tij në fushë ka ngritur dyshime, veçanërisht pas ardhjes së trajnerit të ri, Arne Slot, i cili nuk e ka përdorur atë në mënyrë të vazhdueshme si titullar.

Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

Gjithashtu, Nunez ka shprehur pakënaqësi me jetën e tij jashtë fushës në Angli, gjë që ka bërë që ai të marrë vendim të largohet në verë.

Lojtari është i destinuar për t’u larguar në verë, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga te Atletico Madrid.

Lexo po ashtu Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Megjithatë, Liverpool nuk ka ndërmend ta lërë Nunez të largohet lehtë. Me një kontratë që skadon në vitin 2027 dhe një çmim që nuk do të ulet nën 80 milionë euro, klubi anglez nuk do të bëjë kompromise për të humbur një lojtar me potencial kaq të madh.

Për Nunez në janar kishte oferta nga klubet arabe, por ishte vet ai që i refuzoi ato pasi dëshiron të mbetet në futbollin evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version