Sulmuesi mi ri i Liverpoolit, Darwin Nunez është përgjigjur pasi paraqitjet e tij kundër Manchester Unitedit dhe Crystal Palace gjatë turneut para-sezonal të klubit çuan në kritika dhe tallje të mëdha për formën e tij.
23-vjeçari bëri debutimin e tij me Liverpoolin në humbjen 4-0 kundër Unitedit në Bangkok.
Gjatë debutimit të tij, ai humbi një shans të madh pasi një gjuajtje nga Mohamed Salah goditi shtyllën dhe topi erdhi te Nunez, por nga rreth 10 metra larg ai arriti të ‘çonte në qiell’ goditjen e tij.
Në ndeshjen kundër Palace, ai hyri në pjesën e dytë, por përsëri ishte cak i kritikave pasi humbi një tjetër rast të madh, kur shpërdoroi një asistim nga Trent Alexander Arnold.
Pas këtyre dy momenteve fatkeqe, tifozët rivalë kanë shkuar në rrjetet sociale për të ‘goditur’ me kritika lojtarin e ri të Reds. Shumë fansa e quajnë Nunezin si një “dështim” dhe “shpërdorim parash”.
Nunez tani është përgjigjur, teksa shkoi në profilin e tij në Instagram dhe Twitter për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve të tij.
Sulmuesi ka postuar një sërë fotosh në Instagram me emojin ‘shush’ dhe emojin e një burri që mban veshët. Ndërsa në Twitter ai i mbizotëroi fotografitë e tij me fjalët “Resiliencia” që përkthehet si qëndrueshmëri apo rezistenca.
Uruguaianit i ka dalë në mbrojtje edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili ka thënë si kritikat për të janë të hershme dhe të pabaza. /Telegrafi/
Resiliencia 🤫 pic.twitter.com/e90QJAdpc7
— Darwin Núñez (@Darwinn99) July 15, 2022