Telegrafi

Darwin Nunez kërkon falje për ‘qëndrimin e shëmtuar’ që çoi në incident me goditje me kokë ndaj kundërshtarit

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez ka kërkuar falje për përjashtimin e tij gjatë barazimit 1-1 të së hënës me Crystal Palace në Anfield në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Nënshkrimi i verës nga Benfica mori një kartonë të kuq pasi goditi me kokë mbrojtësin e Palace, Joachim Andersen, në pjesën e dytë.

Kartoni i kuq i Nunez do të thotë se ai tani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit për shkak të pezullimit, duke përfshirë një takim vendimtar me rivalët e Manchester Unitedit.

Lexo po ashtu Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte shumë nervoz me Darwin Nunez – ai i kërkoi James Milner që ta nxirrte nga fusha

Reds arritën të shpëtonin ndeshjen pas largimit të Nunez, duke marrë një barazim, me Luis Diaz që shënoi një gol të bukur.

Sulmuesi i Liverpoolit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dërguar një mesazh për tifozët për kartonin e tij të kuq.

“Jam i vetëdijshëm për qëndrimin e shëmtuar që kam pasur. Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”, ka shkruar Nunez në Twitter.

 

Reprezentuesi i Uruguait gjithashtu u kërkoi falje mbështetësve të Liverpoolit.

Nunez do të humbasë ndeshjen e radhës të Liverpoolit në udhëtim te Unitedi, si dhe përballjet tjera në Ligën Premier kundër Bournemouth dhe Neëcastle United. /Telegrafi/