Telegrafi

Darwin Nunez debuton me gol të bukur në Ligën Premier

Darwin Nunez e ka realizuar golin e parë në Ligën Premier, qysh në takimin hapës të Liverpoolit për edicionin 2022/23 ndaj Fulhamit.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për vendasit, derisa The Reds në 45 minutat er dytë u futën me mision të qartë, që t’i përmbysin shifrat.

Ishte minuta e 64-të e takimit, kur Mohamed Salah gjeti transferimin e ri të Liverpoolit, Nunez – që realizoi me lehtësi.

Duket se Liverpooli është me të gjitha forcat në sulm dhe do të shpresojë që t’i marrë tre pikë nga ky takim. /Telegrafi/