Me të marrë lajmin se Manchester Unitedi planifikon ta shesë Matteo Darmianin, përfaqësuesit e Juventusit tashmë janë vënë në aksion.
Djajtë e Kuq nuk duan ta mbajnë në skuadër mbrojtësin italian, teksa Jose Mourinho e dëshiron Fabinhon në skuadrën e tij.
Kështu, Tuttosport raporton se Juve e ka vënë në krye të listës Darmianin për afatin kalimtar të janarit.
Bianconerët kanë marrëdhënie të mira me Unitedin falë disa transferimeve të ndërsjella në vitet e fundit.
Nga ana tjetër, Stephan Lichtsteiner pritet të largohet, ndërsa Interi është klubi më i interesuar. /Telegrafi/