Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, është shprehur i kënaqur me momentet që po i kalon te Interi.
Për më shumë, ai ka thënë se kishte marrë vendimin e duhur kur vendosi të largohej nga Old Traffordi.
Darmian, i cili ka luajtur për Djajtë e Kuq gjatë viteve 2015-2019, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka folur edhe për dy ish-trajnerët Louis van Gaal e Jose Mourinho, si dhe për trajnerin e tanishëm Antonio Conte.
Ai fillimisht ishte transferuar te Parma në vitin shtator të vitit 2019, kurse një vit më pas u huazua te Interi.
Nerazzurrët janë të obliguar ta blejnë Darmianin në fund të sezonit për dy milionë euro. /Telegrafi/