Matteo Darmian ka folur rreth spekulimeve për një largim të mundshëm nga Manchester United.
Reprezentuesi italian u lidh me një rikthim në Serie A, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Interesim për të kishin shprehur skuadrat e mëdha italiane si Roma, Juventus, Napoli dhe Inter.
Ka qenë pikërisht Darmian që ka konfirmuar qëndrimin në ‘Old Traford’.
“Shpesh më ndodh të lexoj diçka rreth të ardhmes sime por nuk ka asgjë të vërtetë”.
“Unë jam i lumtur te Manchester United dhe dua të qëndroj këtu”, u shpreh ish-anëtari i Milanit dhe Torinos, Matteo Darmian.
27-vjeçari ka një kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/