Telegrafi

Darmian drejt Juventusit, rikthehet në Serie A?

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, ka mirëpritur interesimin e Juventusit.

Mediet britanike raportojnë se Darmian do t’i kërkojë Jose Mourinhos që të mos e bllokojë kalimin e tij të ëndrrës në Juventus.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Mbrojtësi italian është një nga objektivat e kampionëve te e Serie A dhe zemra e tij dëshiron kthimin në vendlindje, dy vjet pas ishte transferuar në “Old Trafford” për çmimin rreh 13 milionë euro.

Darmiani planifikon të flasë me Mourinhon dhe shpreson se tekniku portugez nuk do të pengojë transferimin në Torino. /KP/Telegrafi/