Site icon Telegrafi

Darka që mund të ketë tentuar jetësimin e Superligës Evropiane – takimi i fshehur i tre nga gjashtë klubeve të mëdha nga Liga Premier

Gjashtë klubet e mëdha nga Liga Premier dyshohet se mund të kenë filluar planin për Superligën Evropiane tre vite më parë gjatë një darke në New York, raportojnë mediat në Ishull.

Bota e futbollit u fut në ujëra të trazuar para më shumë se 48 orësh, atëherë kur u shpalos ideja se 12 klube të mëdha evropiane po krijonin një garë të re.

Së bashku me tre klube nga Serie A dhe tre nga La Liga: Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, bën të ditur se po krijonin një projekt fitimprurës për futbollin.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, ideja e fillimit të projektit kishte filluar në vitin 2017, atëherë kur krerët e klubeve si ai i Arsenalit, United dhe Liverpoolit, ishin takuar në New York.

Pronari i The Reds, John W.Henry, drejtori në atë kohë i The Gunners, Ivan Gazidis dhe ai i Djajve të Kuq, JP Morgan, kishin diskutuar për projektin që aktualisht ka mbetur vetëm në letër.

Më pas iu bashkuan edhe Ed Woodward dhe njëri nga pronarët e familjes Glazer, Tribeca.

Që të pestit thuhet se kishin diskutuar projektin e madh që të shkëputeshin me klubet e mëdha, dhe të krijonin të ardhura më të mëdha.

Gazidis nuk është pjesë e Arsenalit, pasi iu bashkua Milanit në vitin 2018, mirëpo është pjesë e këtij projekti.

Fotoja ishte bërë në vitin 2017 dhe që aty besohet se ishte diskutuar për të drejtat televizive, duke përpiluar një agjendë për takime të radhës.

Por, tani në vitin 2021, ideja e filluar vrullshëm për Superligën Evropiane u zbehë, pasi gjashtë klubet nga Liga Premier u larguar nga projekti. /Telegrafi/

Exit mobile version