Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin biseduan për rreth dy orë, por pas takimit zyrtar Presidenti rus Vladimir Putin darkoi pranë gruas së udhëheqësit amerikan, Melania.
Trump dhe Putin u takuan të premten, pasi liderët kryesorë të botës u mblodhën në Hamburg, Gjermani në G20.
Pas punës, udhëheqësit iu gëzuan një koncerti dhe pastaj një darkës të së premtes, në të cilën çiftet u ndanë dhe nuk u ulën me bashkëshortët e tyre.
Melania Trump përfundoi pranë Putin, më afër kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Ndërkohë presidenti Trump i ulur larg gruas së tij bisedon me gruan e presidentit argjentinas Juliana Awada, përcjell bw.
Zonja e parë e SHBA-së, e cila u rrit në Slloveni, di disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjermanishten, të cilën gjithashtu flet Presidenti rus dhe nga fotot duke qartë se komunikimi mes tyre ka qenë më se i “ngrohtë” dhe shfaqen me doza humori pranë njëri-tjetrit.