Telegrafi

Darian Males nënshkruan për Interin, por do të huazohet te Genoa

(Foto: Instagram/malesdarian)

Interi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Darian Males nga FC Luzerni.

Sulmuesi zviceran ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Nerazzurrët këtë verë, mirëpo nuk do të luajë në Giuseppe Meazza këtë edicion.

19-vjeçari me shumë mundësi do të huazohet te Genoa për sezonin 2020/2021.

(Foto: Instagram/malesdarian)

Klubi italian ka shpenzuar katër milionë euro për futbollistin, i cili kishte shënuar një gol dhe katër asistime në Superligën e Zvicrës në sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Males për testet mjekësore te Interi

Ai ka nënshkruar deri në vitin 2025, ndërsa FCInterNews njofton se do të luajë te Genoa në sezonin e ri. /Telegrafi/