Kapiteni i Republikës Çeke, Vladimir Darida ka thënë se janë të kënaqur me mënyrë se si ka ecur kampanja e tyre kualifikuese.
Darida ka thënë se mungesën e Vedat Muriqit për këtë ndeshje e ka mësuar dje, por për Përfaqësuesen e Kosovën nuk do të jetë problem.
“Jemi te kënaqur me këtë kampanjë kualifikuese deri me tani. Dhe shpresojmë qe ta përmbyllim siç është me së miri me kualifikim”, ka thënë kapiteni çek.
Si ndjeheni kur e keni kuptuar qe Vedat Muriqi nuk do te luaj ne këtë ndeshje?
“Unë dje kam marr vesh qe Muriqi nuk do të luajë. Por, kuptova qe do te zëvendësohet nga një sulmues tjetër i madh dhe mendoj qe për Kosovën nuk është kjo problem”.
Çfarë mendoni për lojën me Kosovën?
“Kemi pasur mundësi qe te analizojmë golat që pësuan në Kosovë. Goli i dytë ishte një gabim i joni pasi nuk kishim organizim ne mbrojtje. Kemi mësuar gabimet tona dhe shpresoj qe nuk do te përsëriten para tifozëve tanë?
Do te përballeni kundër Rashicës edhe nesër si përpara në Bundesliga?
“Sigurisht qe Rashica është lojtar me kualitet të madh. Ka shënuar shumë gola dhe është i rrezikshëm për ne. Do te fokusohemi tek ai, por edhe tek të tjerët që të mbajmë portën e paprekur”, ka shtuar më tej Darida.
Çekia dhe Kosova do të përballen nesër (14 nëntor) në Plzen në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Euro 2020. /Telegrafi/