Grupi zyrtar i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” kanë publikuar videoklipin e këngës të quajtur “Gol, duam gol”.
Ata përmes një njoftimin e kanë prezantuar këngën zyrtare të tyre të ciklit të eliminatorëve Euro2020”.
Kënga është përpunim i këngës ‘Gol, duam gol’ nga grupi legjendar ‘Lindja’.
Këngën e ka përpunuar nga producenti Rinor Ukimeri.
Këngojnë Jehona Lumi dhe Florent Abrashi, ndërsa është incizuar në Studio RRecords me organizator Emir Krasniqi.
Kjo këngë do të lëshohet në ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Çekisë të shtunën. /Telegrafi/