Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu – njëherësh deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje – ka thënë se do ta lëshojë postin e të dytit në kryeqytet.
Në emisionin “Rrokum Roll” të “Rrokum TV”, ai ka theksuar se në vend të tij do të emërohet një person, sipas tij apolitik e jashtë radhëve të VV-së.
“Pasnesër e dorëzoj postin e nënkryetarit, për shkak të zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai duke shtuar se në vendin e tij do të jetë Muhedin Nushi.
Kur është fjala te akuzat e drejtuara për keqpërdorime në Komunë, ai ka thënë se do ta padisin PDK-në.
“Kemi me kontaktue edhe aktorin kroat Rade Sherbexhija, me ia tregua akuzat (ngatërresa me biznesmenin Hamdi Binakaj), ndoshta për të ngritur edhe ai padi”, ka thënë Sejdiu, i cili si shumë të tjerë në VV nuk e cek se ai është serb i Kroacisë e që është deklaruar jugosllav. /Telegrafi/
https://youtu.be/n8AOblS-FFw