Telegrafi

Dardan Sejdiu: Arbani po shmang një debat me Shpendin; Abrashi: E sfidoj Ahmetin në pesë debate – le t’i merr të tjerët me vete

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se debati i parë në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit ka qenë i planifikuar për nesër, porse i fundit ka anuluar pjesëmarrjen.

“Perderisa ia bënte Liraku argatin në debate ky kunderkandidati vinte, tash në përballje me Shpendin po arsyetohet dhe po i ik debatit. Shpendi nuk largohej përballë 6 kundështarëve. Shpendi ballafaqohej me të gjithë sepse puna jonë është me mendje dhe me zemër për Prishtinën….” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Pas këtij postimi, ka pasuar reagimi i Abrashit.

“Kundërkandidatin e ftoj në pesë debate, në pesë televizione të ndryshme, në pesë mbrëmjet e javës së balotazhit nga një debat. Nëse dëshiron, le të merr edhe të tjerë me vete. Përndryshe me padurim po pres debatet, sepse çdo ditë do të prezentoj diçka të re, rreth mospunës së tij dhe projekteve të mia”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/