Site icon Telegrafi

Dardan Molliqaj del sot para Gjykatës

Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Seanca për Molliqajn do të mbahet në ora 14:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po mund të ju konfirmoj se seanca do të mbahet sot në ora 14:00″, tha ajo.

Seanca ndaj Molliqajt mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn e Adem Megjuanin

Ndryshe, kreu i PSD-së Dardan Molliqaj është arrestuar të martën në mbrëmje, për sulm fizik ndaj personit zyrtar në protestën e së shtunës, kundër shtrentimit të energjisë elektrike.

Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj kishte thënë se në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar për sulm ndaj zyrtarit policor gjatë protestës.

Megjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar sot t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version