Site icon Telegrafi

Dardan Molliqaj: AAK është satelit i PDK-së

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt, është votuar sa për sy e faqe.

Molliqaj ka thënë se AAK kohëve të fundit është shndërruar në satelit të PDK-së.

“Më shqetëson që kohëve të fundit kemi përafrim të PDK-së dhe AAK-së; më shumë kanë votuar njëjtë, sesa PDK- LDK”, ka thënë Molliqaj në Info Magazine. “Nëse shohim komunikimet publike PDK-AAK, votimet, është gjithçka e qartë, mendoj se është gabim po është vendim i tyre. Edhe rezolutën e zbutën shumë. Ne e mbështetëm sepse jemi për lirimin e Haradinajt dhe ndërprerjen e dialogut, por besuam se do të ishte një rezolutë më e fuqishme”. /Klan Kosova/

Exit mobile version