Analisti dhe ish-ministri Dardan Gashi ka thënë se Qeveria e Kurtit ka marrë disa vendime shumë të mira në lidhje me veriun e Kosovës.
“Vendimi i Qeverisë për të bllokuar referendumin, zgjedhjet serbe në Kosovë, vendimi për reciprocitetin me letërnjoftimet dhe vendimi për tabelat. Këto janë katër vendime shumë të mira ose të vetmet të mira që ka marrë deri me tani Qeveria Kurti”, deklaroi ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Gashi thotë se ka qenë e pritshme që Qeveria e Serbisë do të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve.
“Dalja e Radojçiqit nuk është vendim i tij, por i qeverisë serbe për të dhënë sinjale ekstra pas atyre deklaratave të Vuçiqit për Kosovën”.
Analisti thotë se vendimet e qeverisë kanë qenë të mira për integritetin e Kosovës.
“Sidomos vendimet e fundit duket që kanë qenë në koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe kanë penguar Serbinë”.
Sipas tij dalja e Radojçiqit në veri më shumë ka ngjallur reagime nga opozita në Serbi se në Kosovë.
“Kosova ka bërë mirë që nuk i ka dhënë shumë peshë këtij individi. Ai pikërisht ka pasur këtë qëllim: të ngjallë frikë në Kosovë”, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/