Site icon Telegrafi

Gashi: E shkarkoi Agim Veliun për një fjali, Rakiqi shkon në Këshillin e Sigurisë te Vuçiqi – Kurti nuk e lëvizë

Ish ministri Dardan Gashi thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është dashur të shkarkojë ministrin për Komunitet dhe Kthim ,Goran Rakiq, për shkak të veprimeve të këtij të fundit.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Kurti veproi ndryshe me Agim Veliun kur i doli kundër.

“Në Qeverinë Kurti I, nuk ishte problem të shkarkohet Agim Veliu për një intervistë. Një gjysmë fjalie që tha se “jam për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”. Edhe pse ai nuk ka mundur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, u shkarkua. Tash ky [Rakiqi] shkon në Rashkë në kasarne, bën plane si të sulmohet Kosova, shkon në mbledhjen e sigurisë dhe nuk e shkarkon”.

Analisti thotë se edhe nëse pasuesit e Rakiqit flasin në kundërshtim me ligjin, duhet të shkarkohen.

“Edhe nëse të tjerët që vijnë pas tij bëjnë gabimet e njëjta duhet shkarkuar përsëri. Edhe nëse duhet 18 rresht të shkarkohen. Të shkarkohen njëri pas tjetrit derisa të mësohen se ligji i Kosovës duhet të respektohet”.

Lexo po ashtu Ymeri: Kosova ta shfrytëzojë rrëfimin e Bogdanoviqit për vrasjen e Ivanoviqit, tregohet dimensioni kriminal i Vuçiqit

Gashi thotë se Rakiqi pos suspendimit duhet edhe të burgoset.

“Që nga shpallja e Pavarësisë nuk ka ndodhur që njerëzit e sistemit të Kosovës të shkojnë në një mbledhje të sigurisë të thirrur nga Vuçiqi. Këto janë gjëra shumë të rënda që kjo Qeveri po i përtojnë thuajse nuk ka ndodhur asgjë”, deklaroi Dardan Gashi./Telegrafi/

 

Exit mobile version