Artistët shqiptarë, Dardan dhe Azet, janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor.
Dyshja, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, kanë sjell bashkëpunimin e radhës të titulluar “Malli”.
Kjo këngë vjen e kompletuar edhe me videoklip, interpretuar në anglisht dhe shqip.
Miksimi dhe producimi u bë nga Menju me masterizim nga Volker ‘IDR’ Gebhardt.
Videoja ndërkohë u realizua nga Fati Media Group.
Të njëjtit pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre dhe numërojnë fansa gjithandej.
Ata vetëm dy javë më parë sollën një tjetër duet të quajtur “Gang”. /Telegrafi/