Janë mësuar gjyqtarë e xhiros së 31-të në IPKO Superligë, që mund të jetë vendimtare në luftën për titull kampioni.
Në sfidën kryesore të javës, Drita – Gjilani, gjyqtarë do të jetë, vushtrriasi Dardan Çaka, që bëri një paraqitje të mirë javën e shkuar.
Çaka në këtë takim do të jetë i ndihmuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri, ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Shpëtim Murtezi. Në këtë takim sikurse në secilin takim tjetër do të jenë edhe dy gjyqtarë pas portave.
Kurse, në duelin tjetër interesant, Ballkani – Prishtina, do të jetë gjyqtarë kryesor Gramos Shala.
Treshja me stemë të FIFA-s, Genc Nuza, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj do të jenë në sfidën Trepça 89 – Llapi.
/Telegrafi/