Site icon Telegrafi

Dardan Berisha vazhdon me Prishtinën edhe për një vit

Ylli i basketbolli kosovar, Dardan Berisha, ka vendosur për të ardhmen duke e vazhduar kontratën me Prishtinës.

Kapiteni i Kosovës ka vazhduar kontratën e re me skuadrën e KB Prishtinës.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale.

“Dhe në fund qershia mbi tortë… Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë. Hajde Prishtinë. Mbi Prishtinë është vetëm qielli”, thuhet në faqen e klubit.

Berisha ka fituar gjithçka në basketbollin kosovar. /Telegrafi/

Exit mobile version