Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, duket se karrierën do ta vazhdojë jasht vendit.
Berisha komunikoi largimin e tij nga KB Prishtina, me arsyen se ai ka fituar të gjitha trofet e mundshme.
Si agjent i lirë, tash Berisha do të mund të nënshkruajë me klubin që arrin marrëveshje personale.
Telegrafi mëson se ai tashmë këtë e ka bërë.
Berisha sipas këtyre burimeve ka akordin me gjigantin turk Fenerbahce dhe pritet vetëm konfirmimi i marrëveshjes dhe prezantimi i tij në fanellën e gjigantit turk.
Por, tjera burime të sigurta pranë lojtarit e kanë hedhur poshtë pistën e Fenerbahces, duke konfirmuar se ai do të kalojë sipas të gjitha gjasave në kampionatin polak.
Mbetet të shihet për cilin ekip do të vendosë “Dali”. /Telegrafi/