Telegrafi

Dardan Berisha: Po marrim përvojë

Kosova ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.

Përfaqësuesja jonë në basketboll është mposhtur kundër Polonisë me rezultat 90-62.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, në deklaratën  pas ndeshjes ndaj Polonisë ka thënë se Kosova ende është duke fituar përvojë në gara të tilla.

Ai ka treguar se ekipi i Kosovës është ende i ri në këto gara dhe vetëm tre vite më parë, pjesëmarrja në një garë të tillë ka qenë ëndërr për basketbollistët e Kosovës.

“Ne po fitojmë përvojë ende. Për ne kjo është garë e re. Jemi ekip i ri. Polonia është njëra ndër ekipet më të forta. Ia nisën shumë mirë. Ne në pjesë të dytë luajtëm pak më mirë, por mos harroni, ne po marrim përvojë. Para tre vitesh vetë pjesëmarrja në këto gara për ne ka qenë ëndërr,” ka thënë ndër të tjera Berisha.

Dardani ka qenë në parket për 34 minuta sonte. Ai ka shënuar 23 pikë duke shtuar edhe katër asistime dhe tre kërcime.

Kosova është mposhtur nga Polonia në ndeshjen e tretë kualifikuese për Botëror në kuadër të Grupit C.

Lexo po ashtu Kosova humb edhe nga Polonia, mbetet pa fitore në kualifikimet e botërorit

Tre ditë më pas, Kosova do të përballet me ekipin e pamposhtur të Grupit C, Lituaninë. /borozani/