Site icon Telegrafi

Daçiq: Serbia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës

Serbia nuk po i shikon pozitivisht paralajmërimet për formimin e forcave të armatosura të Kosovës dhe në kuptimin politik do të bëjë çmos që të mos vijë deri te kjo, ka thënë të martën shefi i diplomacisë serbe Ivica Daqiq.

“Por, sikur e dini, ata tërheqin hapa të njëanshëm, ndërsa pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme- shkaktimi i destabilitetit në rajon”, ka thënë Daçiq në konferencën për media.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Projektligjin për FSK-në, me anë të të cilit FSK-në e bën ushtri.

Thaçi tha se kjo iniciativë ligjore, është e domosdoshme dhe bëhet me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes.

Exit mobile version