Futbollisti anglez, Danny Drinkwater, është rrahur nga disa persona, pasi u përpoq t’ia merrte të dashurën një futbollisti tjetër.
29-vjeçari, i cili është i huazuar nga Chelsea te Burnley, është përfshirë në një përleshje me futbollistin tjetër në një klub në Mançester.
Ai është nxjerrë jashtë nga stafi i sigurimit, para se të sulmohej nga një grup prej gjashtë personash, të cilët e kanë goditur me një “objekt të topitur”.
“Ishte jashtëzakonisht keq me gjak kudo”, ka thënë një burim, transmeton The Sun. Më tej, është thënë se disa prej tyre kishin bërtitur: “Thyeja këmbët”.
E gjitha kishte nisur kur Drinkwater kishte nisur ta ngacmonte një femër e bukur, e cila ishte e dashura e futbollistit të Scunthorpe United, Kgosi Ntlhe.
Ai ka qenë i dehur dhe citohet t’i ketë thënë: “Nuk më intereson mik, ajo do të vijë me mua” dhe pastaj ka nisur përleshja ndërmjet dy futbollistëve.
Sigurimi i ka nxjerrë që të dy jashtë klubit dhe pastaj jashtë Drinkwater është sulmuar nga personat tjerë duke pësuar lëndime. /Telegrafi/