Danjeli dhe Fotinia kanë mbetur të zhgënjyer që përfunduan në nominim së bashku me çiftin Ejona-Adem.
Me të mbaruar spektakli, ata kanë dalë në oborr dhe kanë nisur të diskutojnë me njëri-tjetrin.
“Ta siguroj që javë për javë jemi në nominim. Se Lupçja e këta janë tamam si ajo shprehja e shqiptarit, si ti hipësh kalit…”, thotë Danjeli.
Seriozisht mendon se një nga këta mund të fitojnë Big Brother-in, e pyet Fotinia Danjelin. “Asnjëri. Vetëm po e fitoi Olsi me Fiorentinën. Janë të gjithë legenë”, përgjigjet ai.