Në mbrëmjen e të shtunës, Arbana i njoftoi banorët në shtëpinë e çiftëve për sfidën me të cilën do të duhet të ambientohen gjatë javës që vjen.
Sfida është sa e thjeshtë, aq edhe e vështirë. E thjeshtë për çiftet e konfirmuara dhe e vështirë për çiftet e lojës.
Big Brother ka vendosur që t’u vendosë një zë. Zëri “Kiss” sinjalizon nisjen e lojës. Menjëherë pasi të dëgjojnë këtë zë, çiftet duhet të puthen dhe të qëndrojnë pa lëvizur deri kur të dëgjojnë “Stop Kiss”.
Testimin e kaloi me sukses çifti Fotini-Danjel, që shkëmbyen një puthje pasionante, ndërsa Damiano e Donjeta u mjaftuan me nga një puthje në faqe.
Gjithë çiftet e vjetra të shtëpisë u puthën, ku më i zellshmi ishte Olsi me Fiorentinën. /TCH/Telegrafi/